Flash

Rama sulmon opozitën: Larg qoftë nëse i bie të kontrollojnë Shqipërinë

Lapsi.al 23 March 2021
Rama sulmon opozitën: Larg qoftë nëse i bie të

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën duke thënë se është një skuadër që ka kombinim “fatal personash”, ndërsa lider ka thjesht një administrator. Në mbledhjen me kandidatët për deputetë në listën e PS për qarkun e Tiranës, Rama thotë se boshti i asaj skuadre është katastrofë.

Rama: E paimagjinueshme të investosh besim tek ajo skuadër. Një skuadër që në Tiranë ka shëmbëlltyrën më katastrofike, por në themel ka një kombinim fatal personash që larg qoftë i bie të jenë ata që nesër kontrollojnë drejtësinë, kontrollojnë ekonominë, Shqipërinë me një lider që nuk është lider, thjesht një administrator dhe me Ilir Metën, Monikën e Saliun që luajnë nga mbrapa të gjitha fijet e atij teatri kukullash. Ai që është boshti i asaj skuadre është një katastrofë. Zgjedhja në këtë rast është e qartë njësoj si qielli që kemi mbi krye.

Megjithatë, do të bëjmë detyrën tonë dhe gjithçka na takon për të bërë shumë të qartë për këdo edhe për ata që nuk e kanë të qartë, por janë të interesuar ta dinë, i kanë veshët dhe sytë top, për ata që duan të dëgjojnë, do bëjmë çmos që të bëjmë të qartë se çfarë katastrofe është ajo skuadër.

Një skuadër që e ka të gjithë biografinë e çdo lojtari kryesor të shkruar në vite si biografi dështimesh. Një hata e madhe që Tirana të votojë për këto mbetje të vitit të kaluar.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI