Flash

Vuçiç: Mesazhe të këqija për serbët nga Qeveria e re e Kosovës

Lapsi.al 23 March 2021
Vuçiç: Mesazhe të këqija për serbët nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se fakti që serbët nuk kanë marrë dy pozita ministrore në qeverinë e re të Kosovës është një “mesazh i keq”. Kjo, sipas tij, përbën “shkelje flagrante të Kushtetutës së Kosovës”. Më 22 mars, u konstituua Kuvendi i ri dhe po të njëjtën ditë u zgjodh edhe Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në përbërjen e qeverisë së re, për Listën Serbe, është ndarë udhëheqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

Kushtetuta e Kosovës parashikon një ministër nga komuniteti serb dhe një nga komunitetet tjera jo-shumicë. Nëse qeveria ka më shumë se 12 ministri, siç është rasti me kabinetin e ri, Kushtetuta e Kosovës thotë se ajo duhet të ketë një ministër të tretë për të përfaqësuar komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Përveç ministrit nga komuniteti serb, qeveria e re e Kosovës ka dy ministra nga komunitetet e tjera jo-shumicë. Ministër për Zhvillim Rajonal, Fikrim Damka, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës, dhe ministër i Administrimit të Pushteti Lokal, Elbert Krasniqi, nga radhët e komunitetit egjiptian. Emilija Rexhepi nga komuniteti boshnjak është emëruar zëvendëskryeministre për Çështje të Pakicave dhe Të Drejtat e Njeriut.

Në lidhje me ndarjen e ministrive për komunitetet jo-shumicë ka reaguar edhe subjekti më i madh politik i serbëve të Kosovës, Lista Serbe. Para votimit të qeverisë nga ana e Kuvendit të Kosovës, deputeti i këtij subjekti politik, Igor Simiq, tha se qeveria Kurti nuk do ta ketë mbështetjen e tyre.

Sipas tij, Listës Serbe i takojnë dy ministri, meqenëse, ajo i ka 11 deputetë. Simiq tha se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit që janë mbajtur në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit fitoi 50.28 për qind të votave apo 58 ulëse të kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës ka 19 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka tetë deputetë.

Nga komunitetet, Lista Serbe i ka fituar të dhjetë ulëset e garantuara; dy ulëse i ka fituar Partia Demokratike Turke e Kosovës dhe nga një ulëse kanë fituar partitë boshnjake Koalicioni Vakat, Partia e Re Demokratike, Unioni Socialdemokrat, sikurse edhe Partia Gorane, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Iniciativa Rome, Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës./Rel/

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI