Flash

Yuri Kim nuk tërhiqet për Tom Doshin: Nuk është i pafajshëm, prokurorët të bëjnë detyrën

Lapsi.al 23 March 2021
Yuri Kim nuk tërhiqet për Tom Doshin: Nuk është i

KQZ nuk e përjashtoi Tom Doshin nga kandidimi për zgjedhjet e 25 prillit, pavarësisht thirrjeve të SHBA-së. Ilirjan Celibashi “topin” ia kaloi prokurorisë për verifikim. Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim në intervistën për “ABC” u shpreh se fakti që KQZ nuk e përjashtoi nga gara nuk do të thotë se është i pafajshëm dhe tashmë mesazhin e kishte për prokurorinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të qarta sërish. Kjo nuk është vetëm nga një person apo një individ në qeverinë e shteteve të Bashkuara, por është Sekretari i Shteteve të Bashkuara, i cili e ka përcaktuar personalisht një individ, i cili nuk ka zgjedhur të vazhdojë të përfaqësojë popullin shqiptar në Kuvend.

Mendoj që KQZ-ja ka përgjegjësi të shqyrtojë të gjitha rekordet në mënyrë që të sigurohet që kandidatët të kualifikohen. Në këtë rast ai nuk është skualifikuar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm.

Por thjesht do të thotë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë të reformohet. Dhe ky është nënkuptimi i saj. E dyta, çështja, së bashku me 11 kandidatë të tjerë i është dërguar prokurorisë dhe ne vërtetë presim që prokurorët të bëjnë punën e tyre.

Por në fund, nuk ju përket Shteteve të Bashkuara që të vendosin se kush duhet të jetë në parlament. Nuk janë Shtetet e Bashkuara se kush do të jetë aty, por janë votuesit shqiptarë. Dhe votuesit shqiptarë duhet të marrin vendimin këtu dhe duhet ta bëjnë të qartë pozicionimin e tyre” - tha Yuri Kim. /abcnews.al

Të këshilluara

RENEA kontrolle në Elbasan

Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion me plan masash kontrolli në qytetin e Elbasanit. Në kuadër të këtij plani po zhvillohen kontrollet në disa lagje dhe ...

19:57

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI