Flash

A mund të vaksinohet një person me 2 doza të ndryshme vaksinash? Përgjigjen ekspertët

Lapsi.al 24 March 2021
A mund të vaksinohet një person me 2 doza të ndryshme vaksinash?

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico teksa iu përgjigj një pyetje në lidhje me faktin nëse një person mund të vaksinohet me dy doza të ndryshme vaksine, theksoi se ka pasur tentativa.

Sipas saj, një rast i tillë që ka provuar bota është Astrazenca me Sputnik V.

“Ka dy gjëra. Kjo është pyetje teknike, mbase nuk i shërben kësaj konference. Deri më sot prodhuesit kanë rekomanduar përdorimin e të njëjtës vaksinë. Kemi një vaksinë e cila në thelb, po të duash ta diskutosh, Sputnik, 26 dhe 5, por kanë të njëjtën veprim. Për sa i përket gjërave që kemi dëgjuar, bota po provon plot, ka disa përpjekje, Astrazenca me Sputnik, por këto janë në faza preliminare dhe për sa kohë nuk kemi gjëra nga komuniteti shkencor që i vlerëson ato, ne do të ngelemi me ato udhëzues që vijnë vaksinat në Shqipëri.”, tha Fico.

Ndërkohë, zv,ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomoni tha se sot në mbrëmje përfundon kontrata për vaksinën kineze.

“Në lidhje me sasinë e vaksinave, jemi në përfundim të kontratës për ta hartuar, deri në mbrëmje vonë sot. Do ju bëjmë me dije dhe numrin e tyre.”, tha ajo. Ndërsa Fico u ndal tek procedura që ndiqet nga Agjencia e Barnave për vaksinat.

“Nuk jam përfaqësuese e Agjencisë së barnave, por ajo është rregullatori strikt i Shqipërisë, që përcaktohet në ligje të mirëpërcaktuara. Praktikisht, këto vaksina që janë shpërndarë në Shqipëri dhe jo vetëm, vijën ose mbi autorizime emergjence, ose certifikimin e tyre. Pas aplikimit të vaksinës, ne kemi një komitet që merret me dokumentimin e këtyre efekteve”, pohoi ajo.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI