Flash

Aleanca me Tom Doshin/ Rama fsheh kokën si struci nga Juri Kim

Lapsi.al 24 March 2021
Aleanca me Tom Doshin/ Rama fsheh kokën si struci nga Juri Kim

Një mesazh në Twitter i Juri Kim, e cila kërkonte reagim të partive nga PSD e Tom Doshit, ka marrë një përgjigje qesharake nga Rama. Në një prononcim për Zërin e Amerikës, Endri Fuga, drejtori i Komunikimit i kryeministrit Rama ka thënë se “ambasadorja Kim e ka bërë më parë shumë të qartë me gojën e saj, qëndrimin e Kryeministrit, se Tom Doshi as nuk është aleat i Partisë Socialiste dhe as do të jetë pjesë e qeverise së re të Partisë Socialiste! Kështu që ne – theksoi zoti Fuga - nuk e lexojmë mesazhin e ambasadores Kim si një thirrje për PS e as marrim përsipër të flasim në emër të shumë partive të tjera, të cilat nuk janë prononcuar për rastin në fjalë”.

Përgjigjia është pjesërisht e vërtetë. Ambasadorja pranoi se kishte marrë garanci nga Rama pak kohë më parë për mosangazhimin e Tom Doshit në qeverisjen socialiste në rast fitoreje. Edhe mesazhi që ajo shpërndau në Twitter mbrëmjen e së premtes nuk e përmendte Partinë Socialiste.

Lexo edhe: Deklarata e Yuri Kim/ Si është tallur Rama me ultimatumet amerikane

“Ne vërejmë se Partia Demokratike dhe të tjerët nuk duan në Parlamentin e Shqipërisë dikë të papëlqyer nga Shtetet e Bashkuara për korrupsion të rëndësishëm. Për të tjerët: Nga çfarë keni frikë? A është e “dobishme” të heshtësh? Pse i lini njerëzit të mendojnë se jeni “aleatë”? A është kjo ajo që mendoni se e meritojnë votuesit? Shqipëria meriton më mirë” – shkroi Kim në Twitter.

Por në të njëjtën ditë, Kim dha një intervistë për abcnews dhe aty kërkonte një reagim publik nga Partia Socialiste mbi këtë çështje. (Shiko Ketu) Ambasadorja amerikane i tha gazetares Esiona Konomi se “dëshironte të shihte që edhe Partia Socialiste apo të tjerët të jenë po kaq të qartë”, sa Partia Demokratike, në qëndrimin ndaj zotit Doshi, të cilit që prej vitit 2018 i është ndaluar hyrja në Shtetet e Bashkuara, me një vendim të Sekretarit amerikane të Shtetit.

Faktin që në kryeministri paskan lexuar statusin e ambasadores, por nuk ia kanë dëgjuar zërin në intervistë duket më shumë një manovër, për të qëndruar neutralë, duke mos iu bashkuar ambasadës amerikane kundër Tom Doshin, por as për të pranuar aleancën me të.

https://lapsi.al/2021/02/08/yuri-kim-kunder-tom-doshit-nje-mandat-me-pak-pe-ramen/

Kjo nuk është hera e parë që Rama i shmanget një përgjigjeje mbi këtë temë. Rreth një muaj më parë, kryeministri shmangu pyetjen e gazetares së Euronews Albania, Eksiola Shehu kur ajo i përmendi deklaratën e ambasadores amerikanë Yuri Kim për kandidatët me probleme me ligjin.

[video width="1002" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/03/IMG_2900.mp4"][/video]

Rama spekuloi me raportimet e gazetarëve që sipas tij duan ta kthejnë në telenovele historinë mes tij dhe ambasadores.“Sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane nuk do ju jap asnjë përgjigje sepse keni spekuluar dhe abuzuar, jo ti personalisht, por mediat kanë spekuluar në mënyrën më skandaloze duke krijuar një ngjarje që nuk ekziston. Përgjigjja ime lidhur me pyetjen që m’u bë, nuk ka nevojë të më vini përpara ambasadoren amerikane për të kujtuar mua detyrën që kam unë para ligjit dhe përpara njerëzve se këtë e di vetë. S’ka nevojë që të ma përdorni ambasadoren si karem për të bërë telenovela. Nuk jap asnjë përgjigje sa herë do më pyesni për ambasadoren amerikane sepse është e pakuptimtë që krijoni telenovela të kota në publik dhe dezinformoni publikun”, ishin fjalët e Ramës.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI