Flash

Brataj: Pandemia po përhapet ndjeshëm jashtë Tiranës

Lapsi.al 24 March 2021
Brataj: Pandemia po përhapet ndjeshëm jashtë Tiranës

Drejtori i Urgjencës Kombëtare në Shqipëri, Skënder Brataj, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se pandemia tashmë po gjen përhapje edhe jashtë Tiranës. Brataj thekson se modeli i orarit të mbylljes ka funksionuar, duke shtuar se prandaj do të mbetet në fuqi.

“Masat që kanë funksionuar deri tani kanë mbajtur nën kontroll infeksionin. Ka nisur vala e tretë në Europë, duke mos na përjashtuar as neve. Ka frekuencë të lartë të infeksionit anglez. Para dy javësh, kishim 105 qytete dhe fshatra, ku kemi bërë vizita vetëm për Covid.

Tani janë më shumë vendbanime, ku virusi ka prezencë, pra harta është zgjeruar. Pandemia po bën kërdinë jashtë Tirane. Këto janë arsye se pse modeli që ka dhënë rezultat, të vazhdohet”, u shpreh Brataj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI