Flash

Qeveria rimbursoi me 202 mln lekë Mond Çekiçin, pagesa në kohë rekord

Lapsi.al 24 March 2021
Qeveria rimbursoi me 202 mln lekë Mond Çekiçin, pagesa

Edmond Koçi, njeriu që mbeti i vrarë në një atentat mafioz mëngjesin e 20 marsit 2021 në Durrës, rezulton të ketë përfituar para nga strukturat shtetërore, duke futur në zbatim skemën e rimbursimit të TVSH-së.

Personazhi mjaft i lakuar në botën e krimit që në Durrës njihej me nofkën “Mond Çekiçi”, është përfitues i një shume financiare prej 203 milion lekë të vjetra, shumë kjo që i ka kaluar në llogarinë e kompanisë së tij “Liburnet 1”.

Ndërkohë në emër të bashkëshortes së Edmond Koçit, Vjosa Kalemi, zotërohen 20 për qind të aksioneve në një platformë interneti dhe sinjal kabllori.

“Ora News” mëson se autoriteti shtetëror që ka kaluar këtë vlerë financiare për llogari të Edmond Koçit, është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, e cila në 11 qershor 2015 dhe 12 gusht 2016, ka paguar shumën prej 14.137.706 lekë të reja, si rimbursim TVSH-je.

Më tej në 1 korrik të vitit 2020, kompania e ngarkim shkarkimit në portin kombëtar të Durrësit, “Liburnet 1”, ku Edmond Koçi, është pronar me 32 për qind, ka depozituar faturat në Drejtorinë e Tatimeve për të përfituar rimbursim tjetër.

Një muaj pas kërkesës së bërë, në datën 1 gusht 2020 kompania “Liburnet 1”, përfiton nga tatimet rimbulsimin e TVSH-së me vlerën financiare prej mbi 61 milion lekë të vjetra, mëson Ora News.

Në total janë 203 milion lekë të vjetra që kompania “Liburnet 1”, ka përfituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. .

Edmond Koçi konsiderohej si krahu i djathtë i Plaurent Dervishaj, njeriut që u arrestua dhe lirua në Dubai, për vrasjen në 25 shkurt 2005 të Klodian Saliut dhe biznesmenit Vajdin Lamaj.

Një nga dy pistat e hetimit është një vijueshmëri e luftës mes bandave kriminale që veprojnë në Durrës dhe Shijak, për shtrirjen e influencës së tyre brenda në portin e Durrësit dhe konfliktet që kanë për pronat në Gjirin e Lalëzit./ Ora news

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI