Flash

Skandali në gjykatën administrative të Vlorës/ Gjyqtarët rrihen me grushte

Lapsi.al 24 March 2021
Skandali në gjykatën administrative të Vlorës/

Gjykata Administrative e Vlorës është futur në një ngërç që po pengon punën me proceset gjyqësore për shkak se dy gjyqtarë janë në konflikt mes tyre.

Aq i fortë është ky konflikt sa dy nga tre gjyqtarë që janë aktualisht në Gjykatë, nuk komunikojmë më dhe në rastet kur korridori i gjykatës i detyron të jetë pranë njëri-tjetrit, shpërthejnë në fyerje dhe rrahje me grushta. Këta janë dy gjyqtarët Ken Dhima dhe Bevis Shehaj. I pari akuzon kolegun më të ri si të paaftë për vendimet gjyqësore që jep, ndërsa i dyti ka bërë padi në institucionet më të larta.

Përplasja fizike mes tyre është filmuar nga kamerat e sigurisë së gjykatës administrative të Vlorës dhe video ndodhet ende në serverat e kësaj gjykate. Të kontaktuar nga Top Channel, drejtuesit e gjykatës thonë se videon mund ta marrë vetëm prokuroria nëse ka një hetim për ngjarjen.

Përplasja fizike mes gjyqtarëve, Bevis Shehaj dhe Ken Dhima ka penguar edhe punën e gjykatës. Burime nga gjykata i thanë Top Channel se gjyqtarët që kanë zyrat në të njëjtën ndërtesë dhe fare pranë, kur kanë gjyqe në të cilat duhet të jenë bashkarisht, komunikimin e mbajnë nëpërmjet postës. Edhe pas këtyre incidenteve dhe sjelljeve prej adoleshentësh, gjyqtarët në fjalë vijojnë në të njëjtën situatë pa asnjë masë ndaj tyre. Shkaku i përplasjes janë disa vendime gjyqësore të cilat mesa duket kanë interesa përtej atyre ligjore që për t’u zgjidhur po përdoren edhe grushtet.

Gjyqtari Bevis Shehaj ka dhënë një vendim në vitin 2020 për të përjashtuar si gjyqtar kolegun e tij Ken Dhima nga një çështje gjyqësore për një konflikt pronësie në një pallat të ri në Lushnjë, e më pas Ministria e Drejtësisë ka marrë një ankesë nga pala tjetër në konflikt kundër gjyqtarit Ken Dhima dhe ndaj tij ka hapur një hetim disiplinor. Hetimi është hapur me muajin shkurt dhe gjyqtari bën përgjegjës kolegun e tij Bevis Shehaj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI