Flash

Yuri Kim e kërkojnë edhe në Durrës "Listat kanë persona me të shkuar kriminale"

Lapsi.al 24 March 2021
Yuri Kim e kërkojnë edhe në Durrës "Listat kanë

Kandidati i LSI-së për qarkun e Durrësit, Bahri Shaqiri komentoi në “Ilva Now” arsyet, të cilat sipas tij e kanë shtyrë kryeministrin Rama të garojë edhe në Durrës.

Ai theksoi se Rama krahas garës në Vlorë, ka zgjedhur qytetin bregdetar për të kontrolluar konfliktet e brendshme që ka brenda Partisë Socialiste.

“Mendoj se kryeministri me zemër do ishte në Vlorë, por prej hallit është në Durrës për të kontrolluar situatën që ka brenda PS, konfliktet e brendshme dhe problematikave dhe ndihet i pasigurt në Durrës”, tha ai.

Ai tha se Durrësi është një hambar i madh votash, të cilat do shkojnë për LSI-në. Po ashtu, kandidati Shaqiri tha në “Ilva Now” se në qarkun e Durrësit nga radhët e PS janë katër persona me të kaluar kriminale.

“Puna ime është e fokusuar në Shijak, Krujë dhe Fushë Krujë, por edhe Durrësi. Durrësi për ne është një hambar votash. Sepse minimumi nga lista e PS janë tre apo katër persona me Beckground kriminal.

Ambasadorja duhet ta niste nga Durrësi dhe pastaj në Shkodër. Ne jemi të qartë se kush janë këto elementë, ne jemi përditë dhe jetojmë aty”, tha ai.

Lidhur me përfshirjen e personave problematikë në lista e kandidatëve, kandidati i LSI-së për deputet iu drejtua me një apel edhe ambasadës së SHBA në Tiranë Yuri Kim.

“Do t’i thoja ambasadores amerikane që të mbajë të njëjtin ritëm, por presionin mos ta ushtrojë vetëm përmes medias, por ta ushtrojë drejtpërdrejt tek persona, të cilët e kanë bërë këtë listë dhe nuk kanë reaguar jo sepse e ka thënë ajo, por se duhet të reagojmë për vendin”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI