Flash

Zjarri në magazinë/ Familjarët përplasen me policinë: Do hyjmë vetë të nxjerrim rojën e bllokuar

Lapsi.al 24 March 2021
Zjarri në magazinë/ Familjarët përplasen me policinë:

Vijon të jetë aktiv zjarri që ra në një magazinë në hyrje të Tiranës, ndërkohë që mbetet mister fati i një prej rojeve të kësaj godine.

Vatra e zjarrit u pikas në katin minus 1 të godinës, që prej orës 16:40 të pasdites, ndërkohë që në atë magazinë kishte atlete dhe këpucë. Dyshohet se brenda saj ka mbetur shefi i rojeve të kësaj godine, një 33-vjeçar i identifikuar si Arjan Sala që është futur brenda në zonën e zjarrit për të evakuuar njerëzit.

Xhaxhai i rojës së magazinës që ndodhet prej 4 orësh në flakë kërkon që të hyjë të shpëtojë nipin.

“Unë jam xhaxhai i djalit që është brenda në magazine, në bodrum. Djali e ka emrin Arjan Sala. Është shef i rojeve të sigurisë. Ngjarja ka mbi dy orë e gjysmë që ka ndodhur dhe zjarrfikësit kanë ardhur me shumë vonesë. Nuk reagojnë fare. Ai ka shpëtuar punëtorët dhe vetë ka ndalur brenda.

Reagimi është i vdekur. Nuk na japin asnjë lloj sqarimi, vetëm të përplasemi me forcat e rendit. Këtu po lozin me neve. Kanë vënë në kordon aty. Po erdhi pika zero ne do të futemi vetë brenda. Jo me ata jelek-kuqtë e jelek-zinjtë po po erdhëm në pikën zero do futemi. Veç Zoti më ndalon që të mos futem aty. Nuk dimë asgjë, asgjë nuk dimë,”- thotë ai.

Ndonëse në vendin e ngjarjes mbërritën 5 automjete të zjarrfikëses dhe 50 punonjës të shërbimit zjarrfikës, po ashtu dhe forca policore, ende nuk është bërë e mundur neutralizimi i zjarrit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI