Flash

A do të dalësh në debat me Bashën? Rama i përgjigjet pyetjes

Lapsi.al 25 March 2021
A do të dalësh në debat me Bashën? Rama i përgjigjet

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me mundësinë e një debati me kreun e opozitës Lulzim Basha. Por kreu i mazhorancës iu shmang këtij debati.

“Unë mendoj që Lulzim Basha është një kukull e vënë përpara nga ata që realisht janë udhëheqësit e asaj që quhet opozitë që janë Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Lulzim Basha është një kukull. Mendimi im është që nuk kam përballë liderin real të gjithë atij konglomerati” – tha Rama në emisionin “Opinion”.

Rama foli edhe për hapjen e fushatës së opozitës që e quajti të rrezikshme.

“Ajo që ndodhi në sheshin Nënë Tereza ishte një shfaqje rrumpalle, por edhe e rrezikshme për shëndetin. Ç’kuptim kishte që u mblodhën gjithë ato makina dhe në një shesh këmbësorësh dhe që pastaj dolën të gjithë nga makinat ngjitur me njëri tjetrin. Këto lloj grumbullimesh siç tregoi edhe ajo që ndodhi në Shtetet e Bashkuara do të ketë efekte më vonë” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI