Flash

Basha: Ndryshimi po vjen. Jemi këtu për të ndalur dorën që zhvat vendin

Lapsi.al 25 March 2021
Basha: Ndryshimi po vjen. Jemi këtu për të ndalur dorën

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, e nisi fjalimin e tij në fillim të fushatës përpara një sheshi të mbushur.

“Ju keni marrë një vendim të rëndësishëm: T’i japim fund tranzicionit shqiptar dhe të hapim një faqe të re të historisë moderne dhe evropiane të Shqipërisë”, u tha Basha të pranishmëve.

“Shqipëria ka nevojë për punë, nder dhe ndryshim rrënjësor. Ne sot duhet të mbrojmë dhe të vendosim në vendin e duhur krenarinë tonë të kahershme si shqiptarë. Ta ndalojmë këtë varfërim, këtë zbrazje. Nënat dhe motrat tona nuk duhet të kërrusen më nga pllakosja që sjell braktisja.

Ne jemi sot këtu si përgjigje e thirrjes së saj për të ndalur dorën që zhvat pasuritë e kombit dhe mendjen e errët që kërkon të mbjellë frikën në zemrat e bashkatdhetarëve tanë. Është një rrugëtim i vështirë që ne po e kryejmë me përgjegjësi. Ne jemi të vetëdijshëm se puna jonë është një sakrificë për kombin.

Ne po luftojmë një grusht njerëzish që janë gati të bëjnë gjithçka për të mbajtur karriget e tyre. Ne po zhvillojmë edhe një betejë brenda vetes. Unë e di se pas 8 vitesh zhgënjime, shumëkujt i ka humbur besimin dhe gjithkush mendon se vendi nuk ndryshon. Unë pyes: a është kjo ajo që meritojmë?”

“Sot jemi këtu për të ndalur dorën që zhvat vendin. Mund të bëjmë dhe do të bëjmë shumë më shumë. Ky vend meriton më shumë, shqiptarët meritojnë më shumë!”

“Kam ndjerë etjen për ndryshim. Gjërat mund të shkojnë më mirë, ndryshimi po vjen. Kam lexuar në sytë tuaj një forcë të papërsëritshme. Shqiptarët janë gati për një ndryshim të madh.

Qeveritarët që na zhvasin, duan të na vrasin shpresën. Por më 25 prill do ia heqim popullit këtë barrë të rëndë,” tha Basha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI