Flash

Danimarka shtyn edhe me 3 javë pezullimin e aplikimit të vaksinës Astra Zeneca

Lapsi.al 25 March 2021
Danimarka shtyn edhe me 3 javë pezullimin e aplikimit të vaksinës

Zyrtarët e shëndetësisë së Danimarkës njoftuan të enjten se po zgjasin afatin e pezullimit të vaksinës AstraZeneca për COVID-19 edhe për tre javë për të lejuar më shumë kohë për prova sigurie në lidhje me një mpiksje gjaku që rezultoi vdekjeprurëse tek një person që kishte bërë këtë vaksinë.

Vendimi vjen ndërsa rregullatori evropian i ilaçeve, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) respektivisht e kanë shpallur vaksinën të sigurt dhe efektive.

Danimarka pezulloi administrimin e vaksinës më 11 mars pas njoftimit se një grua daneze 60-vjeçare vdiq nga mpiksja e gjakut pasi bëri vaksinën. Disa vende të tjera evropiane bënë të njëjtën gjë.

Në një konferencë shtypi në Kopenhagë, Tanja Lund Erichsen e Agjencisë Daneze të Barnave u pajtua me vendimin.

"Nga një perspektivë farmakologjike, vaksina vazhdon të jetë e sigurt dhe efektive kundër COVID-19. Por nuk mund të përjashtohet mundësia që ekziston një lidhje midis vaksinës dhe një forme shumë të rrallë të mpiksjes së gjakut”, tha ajo.

Si EMA dhe OBSH-ja bënë komente të ngjashme javën e kaluar, por arritën në përfundimin se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë rreziqet.

Vendimi i Danimarkës vjen ndërsa AstraZeneca nxorri informacione të reja në lidhje me efektivitetin e saj.

Të dhënat mbi provat klinike me më shumë se 30,000 pjesëmarrës në Shtetet e Bashkuara, tregojnë se regjimi me dy doza është 76% efektiv në parandalimin e koronavirusit simptomatik.

Shifrat e fundit ndryshonin pak nga ato të mëparshmet të lëshuara nga gjigandi farmaceutik britaniko-suedez të hënën se vaksina ishte 79% efektive kundër virusit.

Vaksina Oxford-AstraZeneca ka qenë alternativa kryesore në botën në zhvillim për shkak të kostos së saj të ulët dhe kushteve më të lehta për t’u ruajtur.

Ndërkohë sipas shifrave të fundit nga të Universiteti Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar 30 milion raste me koronavirus, më shumë se çdo vend tjetër, ndërsa Brazili ka tejkaluar kufirin e 300,000 të vdekurve.

Në shkallë globale, më shumë se 124.6 milion njerëz janë infektuar, dhe mbi 2.7 milionë kanë vdekur. /VOA

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI