Flash

Erion Braçe emocionohet: Edi Rama është një punëtor i zakonshëm si të gjithë ju. Unë e kam si vëlla

Lapsi.al 25 March 2021
Erion Braçe emocionohet: Edi Rama është një punëtor i

Zv.kryeministri Erion Braçe dukej i emocionuar teksa mbajti fjalën si përfaqësues i qarkut të Fierit në hapjen e fushatës elektorale. Ai nuk i kurseu vlerësimet dhe lavdet për kreun e socialistëve, Edi Rama.

“Kam hyrë djalë dhe jam burrë në atë shtëpi. Për të duhet të votoni, për PS. Edi Rama është një mik, një shok, për mua është një vëlla. Unë e çmoj shumë që më ka dhënë lirinë. Është një liri që e meriton çdo shqiptar, Edi Rama është një punëtor i zakonshëm si të gjithë ju. Kam një thirrje për Fierin që është ekonomia e dytë më e madhe e Shqipërisë dua votë për secilin nga Gramoz Ruçi deri të Lindita Buxheli”, u shpreh Braçe.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI