Flash

FOTO/ Një 21-vjeçar shqiptar vritet me thikë në Angli, plagoset një tjetër

Lapsi.al 25 March 2021
FOTO/ Një 21-vjeçar shqiptar vritet me thikë në Angli,

Një i ri shqiptar mbeti i vdekur pas goditjeve me thikë në perëndim të Londrës. Renato Geci, 21 vjeç, u sulmua gjatë një përleshje rreth orës 03.20 të mëngjesit të së hënës. Policia u thirr dhe gjeti të riun dhe shqiptar tjetër, gjithashtu në të 20-at, të plagosur me thikë.

1 orë më pas shqiptari u shpall i vdekur nga urgjenca e spitalit. Shqiptari i dytë u dërgua në spital ku mori kurimin e nevojshëm dhe u largua. Të enjten, një 31-vjeçar u arrestua nën dyshimin e vrasjes.

Një grua, 27 vjeçare, u ndalua nën dyshimin për ndihmë ndaj autorit. Të dy qëndrojnë në paraburgim në një stacion policie në jug-perëndim të Londrës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI