Flash

Mbërrijnë 190 mijë vaksina kineze. Sa të sigurta janë?

Lapsi.al 25 March 2021
Mbërrijnë 190 mijë vaksina kineze. Sa të sigurta janë?

Sot në ditën e hapjes së fushatës elektorale, kanë mbërritur në areoportin e Rinasit 190 mijë vaksina kineze anti-COVID. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministrit Edi Rama, i cili zbarkoi drejt e nga Turqia në të njëjtin avion me ngarkesën. "Kontraktuam për momentin gjysmë milionë doza që priten të mbërijn brenda 60 ditësh. Rama tha se deri në fund të qershorit synohet të vaksinohen 500 mijë qytetarë apo gjysmë milioni, edhe pse plani është që të bëhet edhe brenda majit.

Si për ta bërë më të plotë kuadrin e fushatës elektorave kryeministri deklaroi se përpos vaksinave kineze që nëse do të jetë nevoja do të arrijnë në 1.2 milionë doza ai ka filluar bisedimet me kompaninë turke që menaxhon shpërndarjen e Sinovac edhe për ngritjen e një fabrike të madhe farmaceutike.

"Dëshiroj të ndaj me ju një tjetër lajm të mirë, kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Një fabrikë e teknologjisë së lartë që aktualisht është një ndër më të mëdhatë farmaceutike në botë. Kompania që bën edhe distribucionin e vaksinës “Sinovac” dhe është prodhuese e shumë produkteve të tjera farmaceutike. Me këtë kompani kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri një investim shumë të rëndësishëm, jo vetëm për këtë moment por të ardhmen" tha rama poër gazetarët në konferencën e shtypit në Rinas.

Po ashtu sikurse Vaksinën ruse Shqipëria nuk e siguroi dot atë kineze drejt e në burim, por përmes Turqisë. Sinovac është një nga tre vaksinat kineze në qarkullim. Por nëse ajo dhe Sinaofarm po përdoren për publikun e gjërë, CanSino Biologics është e kufizuar vetëm për imunizimin e ushtarakëve.

Sinovac e mori autorizimin nga autoritetet kineze ne fillim të shkurtit pas disa provave të vaksinës, në Kinë dhe në vende të tilla si Brazili dhe Turqia, megjithëse "rezultatet në drejtim të efikasitetit dhe sigurisë ende nuk janë konfirmuar", tha Sinovac në një deklaratë. "Rezultatet tregojnë se vaksina është e sigurt dhe ka një efekt imunogjenik tek njerëzit e të gjitha grupeve të moshës," tha kompania. Sipas Sinovac, testimi në shkallë të gjerë në Brazil ka treguar një normë të përgjithshme të efektivitetit të vaksinës prej rreth 50% në parandalimin e infeksionit, dhe 80% në parandalimin e rasteve që kërkojnë ndërhyrje mjekësore.

Pekini e ka mbrojtur produktin kinez dhe ka reaguar ashpër ndaj fjalëve të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili pati nënvizuar paqartësinë rreth rezultateve të vaksinës kineze. Ai përbënte rrezik, pasi sipas tij, ky serum është joproduktiv dhe madje çon në "shfaqjen e varianteve të reja". Ndërsa regjimi komunist i përmbahet fort variantit se vaksinat e tij "janë efektive dhe të sigurta".

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI