Flash

PD ndryshon pamje, slogani dhe numri në fletën e votimit vendosen në fasadë (Foto)

Lapsi.al 25 March 2021
PD ndryshon pamje, slogani dhe numri në fletën e votimit vendosen

Nisja e fushatës zgjedhore ka sjellë ndryshime dhe në pamjen e selisë së Partisë Demokratike.

Në fasadën e vendosur tashmë, të publikuar dhe më herët nga kryedemokrati Lulzim Basha, janë slogani i opozitës Shqipëria fiton, inicialet e koalicionit si dhe numri i tij në fletën e votimit.

Pasditen e sotme PD do të hapë fushatën në sheshin “Nënë Tereza”, ku pritet të jenë të pranishëm të gjithë kandidatët.

Muzika e fushatës së PD-së do të jetë një këngë e kantautores australiane Sia, “Unstoppable” – I pandalshëm.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI