Flash

Pitbull vs Sia/ Këngët e PS dhe PD për fushatën elektorale (VIDEO)

Lapsi.al 25 March 2021
Pitbull vs Sia/ Këngët e PS dhe PD për fushatën elektorale

Njëherësh me çeljen e fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, Partia Socialiste ka publikuar edhe këngën e fushatës. Është pikërisht një këngë e reperit të njohur amerikan, Pitbull, që do të shoqërojë socialistët përgjatë këtij muaji.

Bëhet fjalë për këngën e publikuar në maj të vitit 2020, të titulluar “I Believe That We Will Win”, e përkthyer në shqip “Ne besojmë se do të fitojmë”.

Ndërsa Partia Demokratike zyrtarizoi në hapjen e fushatës së saj hitin “Unstoppable” të këngëtares “Sia” që në shqip përkthehet “Të pandalshëm”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI