Flash

Albin Kurti: Çështja e të pagjeturve, prioritet në raportet me Serbinë

Lapsi.al 26 March 2021
Albin Kurti: Çështja e të pagjeturve, prioritet në

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në raportet me Serbinë, çështja e të pagjeturve do të jetë përparësi.

“Padyshim që në raportin me Serbinë e kemi priroritet çështjen e të pagjetueve dhe krimeve të kryera gjatë luftës, pasi nuk mund të kemi ardhmëri, paqe, drejtësi dhe progres nëse nuk i trajtojmë këto krime makabre që janë kryer mbi popullin tonë”, ka thënë Kurti.

Ai këto komente i bëri gjatë homazheve te Kompleksi Memorial në Krushë të Madhe.

Kurti tha se drejtësia për krimet e kryera gjatë luftës nga Serbia mungon dhe është obligim institucional të ketë angazhim maksimal në këtë çështje.

Fshati Krushë e Madhe ka qenë njëri ndër vendbanimet më të goditura nga lufta në Kosovë më 1998-99. Aksioni i forcave policore e ushtarake serbe në këtë fshat nisi më 25 dhe zgjati deri më 27 mars të vitit 1999.

Në këtë masakër u vranë 243 qytetarë, nga ta shtatë fëmijë, pesë gra (njëra shtatzënë) dhe kanë mbijetuar 25 të plagosur rëndë. Ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe 64 persona nga ky fshat.

Bashkë me Kurtin, homazhe në Krushë të Madhe bëri edhe deputetja, Vjosa Osmani, njëherësh kandidate për presidente e Lëvizjes “Vetëvendosje”. “Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme e po ashtu liria dhe pavarësia e shtetit tonë nuk ka as kuptim pa pasur drejtësi për viktimat e regjimit gjenocidal serb”, tha Osmani.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, në vitin 1999, rreth 6.500 persona kanë qenë të zhdukur.

Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 për qind e të pagjeturve.

Sipas autoriteteve në Kosovë, të pagjetur vazhdojnë të jenë edhe rreth 1,600 persona, kryesisht shqiptarë.

Zgjidhja e fatit të personave të pagjetur është një nga pikat e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e cila është nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Uashington nga ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Çështja e të pagjeturve është gjithashtu në agjendën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian./ REL/

Të këshilluara

Kapen me armë dy të rinj në Vlorë

Policia e Vlorës ka kryer kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri. Gjatë aksionit, blutë e Vlorës, n...

16:11

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI