Flash

Brataj: Nëse nuk respektohen masat përgatituni për valën e tretë të pandemisë

Lapsi.al 26 March 2021
Brataj: Nëse nuk respektohen masat përgatituni për valën e

Drejtori i Urgjencës Kombëtare ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se mund të në përfshijë një tjetër valë koronavirusi nëse nuk respektohen masat e marra. I ftuar në emisionin “Radar” në ABC, Brataj foli edhe për efektet anësore që kanë pasur vaksinat në vendin tonë. Ai tha se pranë qendrave të vaksimit është lënë një formular, por deri më tani nuk është raportuar asnjë rast me efekte të rënda.

“Është krijuar komiteti i menaxhimit dhe verifikimit të vaksinës dhe ekipet që janë pranë qendrave të vaksinimit janë skedat e raportimit të efekteve anësore dhe ne te 127 dhe 0800 kemi lëne një formular, por deri më tani që janë bërë rreth 59 mijë vaksina ka pasur efekte anësore por jo të formës së rëndë.

Problemi është se dozat e AstraZenecas dhe Pfizerit janë planifikuar dhe për dozën e dytë, në dispozicion do të jenë të katër vaksinat dhe kategoritë nuk zgjidhen me vaksina por sipas planit të vaksinës pavarësisht se çfarë vaksine është gjendja. Nuk duhet të krijohet diferenca mes përdorimit të vaksinave, pasi e mira është që të bëhet vaksinimi dhe do të kryhen dozat që janë më shumë 1 mln e 200 mijë vaksina kemi nga Covax, 500 mijë nga Pfizer. Në një periudhë zgjedhjesh dhe nëse nuk respektojmë masat patjetër që mund të kemi dhe një rritje të shifrave dhe një valë të tretë,”- tha Brataj.

Deri më tani janë vaksinuar 62 mijë e 248 persona, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza, AstraZeneca, dhe dy ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Dje erdhën edhe 192 mijë doza nga 1.2 milionë vaksina kineze që kryeministri Edi Rama tha se ka siguruar në Turqi.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI