Flash

Deputetja e Kuvendit të Kosovës: Sot jam kërcënuar 3 herë

Lapsi.al 26 March 2021
Deputetja e Kuvendit të Kosovës: Sot jam kërcënuar 3

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, ka treguar nëpërmjet llogarisë së saj në Facebook se është kërcënuar. Thotë se i është pohuar që të “ketë kujdes për votimin e radhës në Kuvendin e Kosovës”. Ndërkohë Balje thotë se kjo gjë nuk ka ndikuar te ajo dhe se thotë se është “krenare me angazhimin tim për shtetin tim”.

"Dëshiroj të ju informoi që sot pasdite kam marrë tri telefonata anonime ( dy në gjuhën sërbe dhe një në gjuhën shqipe) ku nga persona të panjohur jam kërcnuar paturpësisht dhe duke më pohuar ” kujdes për votimin e radhës në kuvendin e Kosovës”!

Unë e kuptoj që dikuj ja kam prish planet dhe ai ” dikushi” nuk po pajtohet me humbjen. Por, ju premtoj që këta njerzë të cilët fshihen pas numrave të panjohur e të cilët po përpiqen të falsifikojn dokumente me qëllim të deskriditimit tim politik, me argumente do ti zhveshi ” lakuriq” para organeve të drejtësis të Kosovës. I premtoj popullit të Kosovës që votën time kurr askush nuk do të mund ta ndryshoj. Jam krenare me angazhimin tim për shtetin tim!” – shkruan Bajle.

Ajo është zgjedhur në parlament si përfaqësuese komunitetit boshnjak, por i ka dhënë mbështetje qeverisë së Albin Kurtit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Nga e diela do të flemë 1 orë më pak

Mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës, ekzaktësisht në orën dy të mëngjesit, duhet të kujtohemi të zhvendosim akrepat e orës, nga 2 në 3 të mëngjesit pasi hyn n...

22:41

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI