Flash

Familjarët e Arjan Salës i luten Ramës dhe Metës: Na ndihmoni të gjejmë trupin

Lapsi.al 26 March 2021
Familjarët e Arjan Salës i luten Ramës dhe Metës: Na

Familjarë dhe të afërm të Arjan Salës, shefit të sigurisë së Qendrës Tregtare i bllokuar në magazinën e shkrumbuar nga zjarri prej tre ditësh, apelojnë për ndihmë. Xhaxhai i tij për Ora News thotë se pas shuarjes së zjarrit në magazinë gjatë ditës së sotme, nevojitet një kërkim i specializuar për të nxjerrë çfarë mundet nga nipi i tij. 

“Erdhën ushtarakë me skaner nuk dha rezultat, erdhi dhe qeni dhe nuk dha rezultat. Ka ardhur momenti i fundit, kërkim gram për gram çfarë është e Janit. Mund të vijnë dhe arkeologë të japin ndihmesën e vet pa prishur provat”.

Apeli i tij shkon direkt për institucionet.

“Mirëmbrëma e nderuar kruyeministër i Shqipërisë, president, deputetë, ministra dhe drejtorë, ju lutem të gjithë krahëve politikë na vini në dispozion pak minuta nga koha juaj. Nipi im, djali i vëllait është bllokuar në magazinë. Që në fillim operacionin për nxjerrjen e tij u nis gabim. Paradite sot zjarri është shuar. Temperatura në katin e nëndheshëm është ulur ndjeshëm. Ju bëj thirrje publike të gjithë shqiptarëve që kanë humbur fëmijët e tyre të na përkrahin, të vijnë të qëndrojnë me ne këtu. Rezultat mbi trupin, eshtrat e nipit tim nuk ka.

Tani dhe mbrapa duhen kërkime të specializuara, nuk duhen kërkime nga njerëz jo profesionistë. Nëse ka njerëz në mënyrë vullnetare që e kanë idenë si bëhen kërkime, të vijnë dhe të japin ndihmesën e tyre. Të gjejnë diçka nga trupi i Janit. Do të vazhdojmë derisa të kemi diçka nga trupi i Janit. Ai ra hero se nxori gjallë disa njerëz dhe sakrifikoi veten. Një heroi të heshtur nuk duhet ti fshihet emri. Kërkoj ndihmë publike nga të gjithë. Ju mirëpresim që nga dita e nesërme në mëngjes, ju lutem mos e neglizhoni thirrjen time”.

Xhaxhai i 33-vjeçarit insiston edhe të ndihma nga jashtë nëse shteti ynë nuk i ka mundësitë për kërkime të tilla.

“Nga policia nuk kemi vërejtje. Kanë ndarë dhimbjen time, kanë shprehur pak agresivitet por e kanë pasur për të mirën tonë se gjendja aty ka qenë katastrofë.Policia do të heqë uniformat dhe të vijë bashkë me ne për të nxjerrë kockat e djalit. Edhe zjarrfikësit i kanë shkrirë mundësitë e tyre por nuk kanë ato që duhet të kenë. U nis gabim kërkimi, të paktën të mos përfundojë gabim.Mos të shkojë i humbur që mos të kemi ku ta qajmë. Nëse shteti nuk i ka mundësitë, nuk është turp, të kërkojnë ndihmë nga shtetet fqinje që na ndihmuan edhe në tragjeditë e mëparshme. Të marrim diçka andej”. /Ora News

Të këshilluara

Nga e diela do të flemë 1 orë më pak

Mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës, ekzaktësisht në orën dy të mëngjesit, duhet të kujtohemi të zhvendosim akrepat e orës, nga 2 në 3 të mëngjesit pasi hyn n...

22:41

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI