Flash

Norvegjia shtyn pezullimin e vaksinës "AstraZeneca"

Lapsi.al 26 March 2021
Norvegjia shtyn pezullimin e vaksinës "AstraZeneca"

Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik ka vendosur që Norvegjia të shtyjë me tre javë përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”.

Autoritetet pezulluan përdorimin e vaksinës në 11 Mars, pasi një numër i vogël i personave ishin vaksinuar patën mpiksje gjaku, ndërsa disa prej tyre ndërruan jetë.

“Ne kemi vendosur të zgjasim pezullimin dhe të marrim një vendim të ri deri në 15 Prill”, tha shefi i FHI Camilla Stoltenberg.

Më tej ai shtoi: “Ne kemi filluar procedurat për të parë nëse ekziston një rrezik real dhe një analizë kosto-përfitimi për grupmosha të ndryshme. Për të pasur më shumë njohuri është e nevojshme të kesh më shumë kohë”.

Norvegjia është një nga disa vendet evropiane që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës për shkak të shqetësimeve të sigurisë, pavarësisht vendimit të Agjencisë Europiane të Barnave se nuk paraqet rrezik.

Të këshilluara

Turqia i kërkon BE-së liberalizimin e vizave

Turqia i ka kërkuar Bashkimit Evropian të marrë veprime “konkrete dhe konstruktive” në lidhje me marrëveshjen për migrantët dhe liberalizimin e vizave. Liderët ...

11:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI