Flash

“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Kriza ekonomike ka shtyrë sipërmarrjet dhe familjet drejt huamarrjes informale

Lapsi.al 28 March 2021
“Njëqind dështimet e Ramës”, Basha: Kriza ekonomike

Kur na ndajnë vetëm 27 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur tek një tjetër ‘dështim’ i kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite qeverisje nga ai.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, lideri demokrat thekson se niveli i huamarrjes informale në vendin tonë në këto vitet e fundit është më i lartë.

“27 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si është niveli i huamarrjes informale në Shqipëri, në krahësim me vendet e Rajonit? Përgjigja: Më i lartë. Kriza ekonomike i ka shtyrë sipërmarrjet dhe familjet shqiptare drejt huamarrjes informale”, shkruan Basha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI