Flash

Homazhet për Finon/ Balla: Partia Socialiste humbi një njeri dhe mik të veçantë

Lapsi.al 29 March 2021
Homazhet për Finon/ Balla: Partia Socialiste humbi një njeri dhe mik

Pasi ka marrë pjesë në homazhet në ndër të ish-kryeministrit Bashkim Fino, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është ndalur në një prononcim për mediat. Balla tha se sot Partia Socialiste humbi një mik e kontribuues të veçantë.

"Fjalët për Bashkimin sot janë të pakta, ajo që do na mungojë gjithmonë është një këshillë e një miku të veçantë, por sigurisht që betejat fitohen, ka dhe beteja që nuk fitohen. Edhe pse e kaloi pjesërisht betejën me COVID-in nuk mundi ta çonte deri në fund. Detyra jonë është ta çojmë deri në fund betejën kundër COVID.”, tha Balla.

Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçare, pasi ishte i prekur nga koronavirusi. Pas homazheve, ai do të përcillet sot për në orën 16:00 në varrezat e Sharrës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI