Flash

Nisin homazhet në nder të deputetit Bashkim Fino

Lapsi.al 29 March 2021
Nisin homazhet në nder të deputetit Bashkim Fino

Në nder të politikanit socialist Bashkim Fino, kanë nisur homazhet në Pallatin e Kongreseve, të organizuara nga Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë.

Homazhet nisën rreth orës 12:00, deri në 16:00. Mes personazheve politike që mbërriti në Pallatin e Kongreseve, ishte kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe. Fill pas tyre, rreth orës 12: 24, homazheve iu bashkua dhe presidenti Ilir Meta, i shoqëruar nga Edmond Panariti. Mësohet se kryeministri Edi Rama pritet që t’ju bashkohet homazheve në orën 13:00 dhe më pas kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Lexo më shumë: Homazhet për Finon/ Balla: Partia Socialiste humbi një njeri dhe mik të veçantë

Kujtojmë se Fino humbi jetën në moshën 58-vjeçare, pasi ishte i prekur nga koronavirusi. Pas homazheve, ai do të përcillet sot për në orën 16:00 në varrezat e Sharrës.

"Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë njofton më hidhërim të thellë se sot në orët e para të mëngjesit u nda nga jeta deputeti Bashkim Fino.

Kryesia e Kuvendit i shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve dhe njofton se në nderim të deputetit Bashkim Fino, sot, më 29 mars, nga ora 12:00-16:00, do të organizohen homazhe në Pallatin e Kongreseve. Përcjellja bëhet në orën 16:00", shkruhet në njoftimin e Kuvendit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI