Flash

Doli për peshkim, por humbi jetën. Zbardhet raporti për vdekjen e ish-ministrit grek

Lapsi.al 30 March 2021
Doli për peshkim, por humbi jetën. Zbardhet raporti për vdekjen e

Mediat greke ProtoThema ka siguruar raportin mjekoligjor të vdekjes së ish-ministrit grek Syfis Valyrakis i cili javë më parë ndërroi jetë tragjikisht pasi kishte dalë për peshkim. Në raport thuhet se fytyra i është goditur nga helika duke i shkaktuar dy prej plagëve, por pritet të shihet se me çfarë janë dëmtuar organet e tjera që i kanë sjellë vdekjen. Për këtë do të bëhet një raport shtesë.

Familja e Valyrakis që ka dyshuar që në fillim për shkaqet e vdekjes së ish-ministri e ka konsideruar këtë si një përmbysje të çështjes dhe e konsideron tashmë veprim kriminal.

Valyrakis i cili ka qenë ministër i Rendit në Greqi u gjet pa jetë afër varkës së tij të peshkimit në ishullin e Eretrias. Fillimisht u dyshua se ai kishtë rrëshkitur nga varka, ose ishte goditur nga një varkë tjetër, dhe ishte helika e varkës së tij që e kishte goditur në kokë.

Familja e tij këmbëngul edhe sot që ai është goditur nga një varkë tjetër që e ka goditur dhe vrarë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI