Flash

Gjonaj: Reforma në drejtësi nuk preket pa miratimin e ndërkombëtarëve!

Lapsi.al 30 March 2021
Gjonaj: Reforma në drejtësi nuk preket pa miratimin e

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka akuzuar opozitën për vonesat në reformën në drejtësi. Gjatë një interviste në Klan News, Gjonaj tha se ishte opozita që ka vonuar reformën dhe se shumë shpejt do të zgjidhen edhe 3 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

“Periudha tranzitore e zbatimit të reformës në drejtësi ishte më e gjatë për shkak të vonesave të shkaktuara nga opozita në miratimin e ligjeve, kundërshtimin në Gjykatë Kushtetuese etj,”

Duke iu referuar akuzave të opozitës se ajo ka qenë një protagoniste në hapat e ndërmarrë nga qeveria për të ndikuar në reformën në drejtësi, Gjonaj u shpreh se çdo hap është marrë me bekimin e ndërkombëtarëve.

“Ne nuk e kemi bllokuar asnjëherë sistemin e drejtësisë, gjatë kohës së zbatimit i kemi dhënë mbështetje të jashtëzakonshme dhe kemi ruajtur pavarsinë. Asnjë pikë e legjislacionit të Reformës në Drejtësi nuk mund të preket pa miratimin e partnerëve ndërkombëtarë që ndjekin reformën hap pas hapi. Reforma në Drejtësi është luftë e papërfunduar dhe është beteja jonë dhe prioriteti ynë edhe për këtë mandat, si garanci për të ardhmen e qëndrueshme të vendit”

Gjonaj po ashtu siguroi se po merren të gjitha masat që procesi i zgjedhjeve të 25 Prillit të jetë shembullor.

"Kodi zgjedhor parashikon në mënyrë eksplicite kush janë institucionet që administrojnë zgjedhjet dhe ato që garantojnë të mos ketë përfshirje të elementëve kriminalë apo abuzime të paligjshme . Nga ana jonë po merren masat që të krijohet një proces shembullor, që të jetë një proces sipas zbatimit të ligjit e Kushtetutës.” tha ajo gjatë një bisede në Klannews.

Disa ligje të Reformës në Drejtësi janë ndryshuar pak ditë më parë në kuvend, pas vakancave të krijuara nga procesi i Vetting-ut.

Projektligjet që kanë marrë miratimin e Kuvendit të gjithë me më shumë se 93 vota preken ligjin për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, prokurorinë, sistemin gjyqësor në përgjithësi përfshirë SPAK-un, por dhe BKH, Kodin e Procedurës Penale e Civile e Kodin Penal. Sa i takon ndryshimeve që iu bënë ligjit të Gjykatës Kushtetuese ndër të tjera parashikohet që kur ka më shumë së një vakancë si parlamentit ashtu dhe Presidentit që kanë të drejtën të zgjedhin anëtarët e kësaj gjykate do të marrin një listë të vetëm me kandidatë të hartuar nga KED.

Të këshilluara

PD kallëzon në SPAK Dritan Agollin

Partia Demokratike Vlorë ka kallëzuar në SPAK, Drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, për shpërdorim të detyrës si dhe shkelje të barazisë së ...

20:14

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI