Flash

Johnson & Johnson do të furnizojnë Evropën me 200 milionë vaksina në prill

Lapsi.al 30 March 2021
Johnson & Johnson do të furnizojnë Evropën me 200

Gjigandi farmaceutik Johnson & Johnson njoftoi të hënën se do të furnizojë Evropën me 200 milionë vaksina kundër koronavirusit në gjysmën e dytë të prillit. Vaksina Johnson & Johnson u miratua nga Agjencia Evropiane e Barnave në 11 Mars, pas miratimit të vaksinave nga Pfizer-BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca. Në një deklaratë nga Johnson & Johnson, kompania tha se orari i dorëzimit paraprak do të fillojë në prill deri në qershor, në përputhje me marrëveshjen e tyre me Komisionin Evropian.

“Johnson & Johnson do të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët tanë, autoritetet rregullatore dhe qeveritë për të përshpejtuar të gjitha hapat e procesit të prodhimit të vaksinave dhe për të aktivizuar vendet tona të prodhimit sa më shpejt që lejojnë miratimet e autoriteteve shëndetësore, në mënyrë që të ofrojë siguri dhe nivel të lartë prodhimi cilësor të vaksinës sonë ”, thuhej në deklaratë.

Njoftimi i Johnson & Johnson vjen mes zhgënjimit në rritje në Bruksel për një mungesë të furnizimit të vaksinave në bllok, veçanërisht për shkak të dështimit të AstraZeneca për të përmbushur detyrimet e saj kontraktuale, ndërsa vazhdon të përmbushë objektivat e Mbretërisë së Bashkuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI