Flash

Skandali me importimin e vaksinës ‘Sputnik’, dorëhiqet kryeministri i Sllovakisë

Lapsi.al 30 March 2021
Skandali me importimin e vaksinës ‘Sputnik’, dorëhiqet

Blerja e vaksinës ruse anti-covid ka futur në krizë politike Sllovakinë. Kryeministri populist anti-korrupsion, Igor Matoviç, i zgjedhur një vit më parë, ka paraqitur dorëheqjen e tij.

Ai mori përgjegjësi për aprovimin e vendimit për blerjen në mënyrë sekrete dhe përdorimin e vaksinës “Sputnik V” në nivel kombëtar, pa autorizimin e Agjencisë Europiane të Barnave.

Dorëheqja u bë e pashmangshme edhe si shkak i largimeve të njëpasnjëshme të ministrave të kabinetit qeverisës dhe përplasjeve të ashpra. Matoviç zbuloi se pasues i tij në rolin e kryeministrit do të jetë ministri aktual i Financave, Eduard Heger.

Kriza politike brenda koalicionit të brishtë shpërtheu 3 javë më parë kur në dritë doli një marrëveshje sekrete për blerjen e 2 milionë dozave të vaksinës ruse.

Matoviç tentoi ta justifikonte vendimin e tij, për të siguruar dozat e “Sputnik V” pa dijeninë e partnerëve qeverisës, duke pretenduar se kjo do të përshpejtonte programin e vaksinimit, por nuk ia doli të shuante polemikat.

Sllovakia, me një popullsi prej 5.5 milionë banorësh, është goditur rëndë nga pandemia koronavirusit dhe numëron një total prej 360 mijë të infektuarish dhe 9500 jetë të humbura.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI