Flash

Lufta brenda llojit/ Rama mbledh me urgjencë kandidatët për deputetë

Lapsi.al 31 March 2021
Lufta brenda llojit/ Rama mbledh me urgjencë kandidatët për

Me sistemin e ri që do të votohet në 25 prill, partia ka dalë në plan të dytë, pasi së pari kandidatët për deputetë po tentojnë që të bindin popullin për votën preferenciale duke krijuar edhe “luftën” brenda llojit. Dhe kjo ka ndodhur te socialistët. Mes disave prej 153 kandidatëve të PS-së ka pasur përplasje, pasi akuzojnë njëri tjetrin se hyjnë në territor e kërkojnë vota personale.

Për t’i paraprirë surprizave të pakëndshme dhe agravimit të situatës dhe për të parandaluar një çarje të brendshme sonte në mbrëmje kryeministri Rama zhvilloi online një mbledhje urgjente me kandidatët e PS-së.

Gazetarja e ABC, Esiona Konomi mëson se Edi Rama ju ka kërkuar kandidatëve të mos hyjnë dhe të kërkojnë vota te zonat e njëri tjetrit dhe të punojnë dhe kërkojnë vota për Partinë Socialiste dhe të mos fokusohen tek kërkimi i votave personale.

“Shmangni konfliktet e brendshme për vota personale dhe punoni për objektin e PS. Mos u ngatërroni në zonat e njëri tjetrit” ishte urdhri i kryesocialistit për 153 kandidatët me të cilët është në garë për mandatin e tretë.

“Nëse dikush nga kandidatët ka të njohur, miqësi në X zonë që nuk është zona e mbulimit të tij dhe i telefonon. Kaq deri te telefoni, por të shkoj në zonën që nuk e mbulon kjo nuk duhet të ndodh asesi. Vetëm në zonën e vet. T’u bëhet e qartë që të votohet sigla dhe pastaj kandidatin që preferojnë. Nuk ka ndërhyrje në zonë.

Si kujtoni ju që në një skuadër ai që është në portë të dalin në sulm dhe të lihet porta bosh. Ju shkoni dhe kërkoni votën e socialistëve. Pse? Socialistët i keni aty, dhe duhet t’i mbani. Duhet të kërkohet vota të tjerëve dhe jo të bëjmë garë mes vete. Partia socialiste është e para dhe secili vota në zonën e vet, dhe jo vota vetëm socialistëve dhe duke i ndërhyrë njëri tjetrit” u është drejtuar Edi Rama kandidatëve.

Por pavarësisht ultimatumit të të parit të partisë, vështirë se një gjë e tillë do të reflektohet, pasi shpërndarja e atillë në listën e kandidatëve i detyron kandidatët që nëse duan mandatin të luftojnë fort brenda partisë për të marrë maksimumin e votave për të thyer renditjen./Abcnews.al

Të këshilluara

Grabitet një argjendari në Gjirokastër

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e pasdites në qytetin e Gjirokastrës. Persona të paidentifikuar kanë grabitur me kallashnikov një dyqan. Ngjarja ka ...

18:59

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI