Flash

Shantazhi me vaksinat/ Rama luan me frikën nga Covid për votën e 25 Prillit

Lapsi.al 31 March 2021
Shantazhi me vaksinat/ Rama luan me frikën nga Covid për votën e

Që kur nisi vaksinimi masiv në të gjithë vendin me mbi 190 mijë dozat kineze, Edi Rama e shndërroi procesin në një nocion thelbësor të fjalimeve të fushatës së 25 prillit. Llogjika e tij është e tillë: Nëse shqiptarët e votojnë dhe ai fiton zgjedhjet, atëherë ata do të përfitojnë nga vaksinat edhe pas 25 Prillit, por nëse nuk e votojnë dhe ai humb zgjedhjet, shqiptarët nuk do ta marrin mbrojtjen nga virusi. që po bën kërdinë kudo në botë.

“As mos t’ju shkojë mendja se rindërtimi vazhdon kështu dhe siç do të vazhdojë me ne në qeveri, nëse ata kthehen në detyrë. As mos të ju shkojë mendja se vaksinat do të vazhdojnë të vijnë, kështu siç po vijnë. Mos t’ju shkojë mendja. Nuk ka për të ndodhur” ishin fjalët e kryeministrit nga Lezha ditën e martë, për të vazhduar një ditë më pas nga Shkodra.

“Erdhën nga qielli dhe ranë në Shqipëri vaksinat? Me parashutë? Jo me, ishte këmbëngulja, këmbëngulja, këmbëngulja, durimi, durimi, durimi dhe puna, ditë natë që ne kemi bërë nga të katër anët. Si kujtoni se po erdhën këta vazhdon kjo njësoj? Harrojeni! Harrojeni! Këta nuk dinë t’i bëjnë këto gjëra” ishin fjalët e kryesocialistit, që duket sikur ka dalë në fushatë dhe kërkon votat me gjilpërë në dorë.

Lexo edhe: Manipulimi me vaksinat/ Premtimet boshe të Ramës si fushatë për 25 Prillin

Por mënyra se si po e servir Rama rolin që pati personalisht në gjetjen e vaksinave, ngre pikëpyetje të mëdha nëse do të funksionojë për t’ia marrë votën shqiptarëve ditën e zgjedhjeve.

Qasja është shantazhuese dhe tenton që përmes frikës të çojë elektoratin në kutinë e votimit, duke menduar për atë që mund të ndodhë me pandeminë (në rast se Rama nuk është më kryeministër pas 25 Prillit). 

https://lapsi.al/2021/03/04/vaksinimi-masiv-ne-pranvere-rama-premton-mrekulline-per-situaten-me-covid-19/

Edhe vetë procesi i furnizimit me vaksina i është përshtatur kësaj llogjike, pasi pjesa më e madhe e vaksinave janë pezull dhe nuk kanë mbërritur ende.

Deri më tani janë siguruar, 192 mijë vaksina kineze, por janë premtuar 1 milion dhe një fabrikë prodhimi. Janë gjetur 38 mijë vaksina nga Astra Zeneca, por pritet të vijnë edhe 50 mijë të tjera. Kanë mbërritur rreth 30 mijë doza të Pfizer, por pritet të mbërrijnë rreth 500 mijë të tilla gjithsej.

I gjithë procesi është personalizuar në ekstrem deri tani tek vetëm një njeri, Edi Rama, njësoj siç ndodhi me karantinën, kur ishte vetë kryeministri, që disa herë në ditë njoftonte për rregullat e karantinës, gjobat, oraret e daljes nga shtëpia etj.

https://lapsi.al/2021/02/20/zbulohet-genjeshtra-me-ze-e-me-figure-rama-kapet-gafil-cdo-jave-premton-se-do-na-vijne-40-mije-doza-vaksine/

Në të njëjtën mënyrë, kryeministri personalizoi procesin e negociimit për vaksinat, kur udhëtoi drejt SHBA për të takuar CEO-n e Pfizer, apo më pas për të sjellë dozat e para të vaksinave si “dhuratë” nga një vend mik që nuk u bë kurrë i ditur, për të thënë se "këto vaksina i keni se keni Edi Ramën kryeministër".

Deri këtë të mërkurë, janë vaksinuar rreth 70 mijë persona, ndërsa Shqipëria ka hapur dyert edhe për rusen Sputnik V dhe kinezen Sinovac. E para erdhi si një dhuratë nga Emiratet e Bashkuara, ndërsa e dyta u ble në Turqi përmes një kompanie të autorizuar nga autoritetet kineze. Sasitë prej 500 mijë dozash nga Covax do të vonohen dhe sipas të gjitha gjasave pritet të aplikohen në vjeshtë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI