Flash

SHBA kritikoi raportin e OBSH-së për origjinën e Covid, Kina: Manipulim politik

Lapsi.al 31 March 2021
SHBA kritikoi raportin e OBSH-së për origjinën e Covid, Kina:

Ministrja e Jashtme e Kinës tha se ishte  “imorale” të politizohej çështja e origjinës së virusit pasi 14 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ngritën shqetësime në një deklaratë të përbashkët mbi raportin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të publikuar të martën.

“Ne kemi theksuar në mënyrë të përsëritur se hetimi i origjinës së Covid është një çështje shkencore dhe duhet të kryhet në bashkëpunim me shkencëtarët globalë dhe nuk mund të politizohet, tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme Hua Chunying në një konferencë të mërkurën.

Hua tha se deklarata e përbashkët është prova konkrete që vendet si SHBA “nuk respektojnë shkencën” dhe “përfshihen në manipulime politike”.

“Politizimi i hetimit të origjinës së Covid është imorale dhe jo e hijshme, e cila pengon bashkëpunimin dhe luftën globale kundër virusit,” tha Hua.

Qeveritë e shumë vendeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Australinë dhe Kanadanë, shprehën shqetësimet në lidhje me raportin e OBSH-së dhe bënë thirrje për vlerësime të pavarura dhe plotësisht transparente në të gjitha të dhënat përkatëse në të ardhmen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI