Flash

Meta: Seanca në Kuvend për detin me Greqinë, do jetë e mbyllur, deputetëve do u heq celularët

Lapsi.al 1 April 2021
Meta: Seanca në Kuvend për detin me Greqinë, do jetë e

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Log.” në ABC, Presidenti Ilir Meta foli për cështjen e kufirit detar me Greqinë. Kreu i shtetit ishte i kujdesshëm duke mos dhënë shumë informacion për atë që po ndodh mes institucioneve pasi e cilësoi temë delikate.

Për këtë çështje, pra kufirit detar me Greqinë, Ilir Meta u shpreh se kur të shkojë në parlament sepse sipas tij “ka të bëjë më të tërën, do ta bëjmë seancën e mbyllur. Sepse është një cështje që duhet diskutuar me përgjegjshmëri me transparencë me të tërë por nuk është se duhet ta dijë cdo qytetar jo se ka problem...”. Deputetëve tha më tej kreu i shtetit, në këtë seancë duke qenë se do të jetë me dyer të mbyllura do t’u hiqen celularët.

“Mos hyjmë tek kjo çështje, do të…dëgjo. Kjo cështje u provokua nga Edi Rama në mënyra dhe forma të ndryshme, presidenti ka qenë shumë korrekt në raport me vendimin e gjykatës Kushtetuese, e cila sqaroi kompetencat për marrëveshjet ndërkombëtare dhe presidenti ka bërë gjithçka korrekte.

Nuk dua të hyj se është cështje delikate. Unë disa lojëra me grup negociator… unë i kam thënë mos u bëj presion ekspertëve, nëse do i japësh zgjidhje politike, hajde ti ta jap unë, merre ti përsipër.

Nuk dua të hap një sherr tjetër, pasi kjo cështje mund të shkojë prapë në Kushtetuese. Do i marrësh ti këto përgjegjësi. I kam thënë mos u bëj presion ekspertëve të grupit negociator. Pa pritur në verë u rihap kjo temë duke provokuar presidentin.

Nëse për reformën në drejtësi do të shkojë në parlamentin e ri dhe do të kërkoj seancë të hapur për të gjithë shqiptarët dhe të vijnë edhe partnerët dhe aktorët vendas në qeveri dhe opozitë, për këtë cështje do të shkoj në parlament sepse ka të bëjë më të tërën, por do ta bëjmë seancën e mbyllur. Sepse është një cështje që duhet diskutuar me përgjegjshmëri me transparencë me të tërë por nuk është se duhet ta dijë cdo qytetar jo se ka problem…do heqim celularët.

Sepse është një cështje që duhet diskutuar me përgjegjshmëri me transparencë me të tërë por nuk është se duhet ta dijë cdo qytetar jo se ka problem…(do heqim celularët). Presidenti ka qenë 100% korrekt me cdo aktor vendas, ndërkombëtar dhe palën greke. Presidenti nga Kushtetuta nuk lëviz asnjë milimetër” tha ai.

I pyetur se përse e bllokoi marrëveshjen e dytë me Greqinë, Ilir Meta iu shmang. “Kjo është një cështje që nuk dua të harxhoj asnjë sekondë sepse duhet të jem i rezervuar, por duhet të jetë cdo njeri i qartë se presidenti ka respektuar vetëm kushtetutën” tha ai.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI