Flash

Miratohet vendimi/ Këto janë fletët e votimit që do të përdoren në 12 qarqet e vendit (FOTO)

Lapsi.al 1 April 2021
Miratohet vendimi/ Këto janë fletët e votimit që do të

Partia Socialiste do të lërë bosh vendin e Bashkim Finos në listën e Ferit, i cili u nda nga jeta për shkak të Covid. Siç mund ta shikoni dhe në fletën e votimit për këtë qark, fletë kjo që u miratua sot nga KQZ, numri katër ku ai ishte renditur është lënë bosh.

Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve ka miratuar më në fund fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

Një ditë pasi Komisioni Rregullator e cilësoi veten jo kompetent, Ilirjan Celibashi ka miratuar modelin e fletës e cila përmban emrin e partisë, logon dhe numrin, si dhe listën e kandidatëve sipas qarkut. Varianti nuk merr parasysh kërkesat e PS ndërkohë që PD ka paralajmëruar se do ta ankimojë vendimin.

Fleta e votimit do të jetë në përmasat. 29.7. X 60, do të jetë me emra dhe do të jetë fletë votimi horizontale.

Madhësia e fletës do të jetë e njëjtë për çdo qark. Ajo që ndryshon është madhësia e shkrimit. Emrat e kandidatëve në kryeqytet do të jenë me germa më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI