Flash

PD - Ramës: S’ke frikë nga koronavirusi, por nga shqiptarët që duan ndryshimin

Lapsi.al 1 April 2021
PD - Ramës: S’ke frikë nga koronavirusi, por nga shqiptarët

Partia Demokratike iu përgjigj Edi Ramës sa i takon kritikave të këtij të fundit për fushatën elektorale të Lulzim Bashës me pretendimin se po krijonte vatra infektimi me covid.

Në Twitter, PD-ja thekson se Rama nuk ka frikë për koronavirusin, por nga shqiptarët që duan ndryshimin pas 8 vitesh.

"Rama nuk ka frikë për koronavirusin. Ai ka frikë nga qytetarët shqiptarë që duan ndryshimin pas 8 vitesh dështime të tij. Është koha që Shqipëria të fitojë dhe Rama të humbasë!" - reagoi PD, ndërsa deklarata e Ramës është kjo më poshtë.

“Ne kemi ngritur në të gjithë Shqipërinë vatra vaksinimi. Jemi një nga vendet e rajonit që kemi ngritur vaksinimin masiv. Do të dalin në mes të vendeve lartë në Europë për vaksinimin. Ata s’duan që t’ja dinë as për njerëzit e tyre. Janë aty me gishta, me flamuj, me ulërima. Ku kanë gjetur shesh bëjnë përshesh. Dy-tre javë do virusi që të zhvillohet dhe të kapi fytin.

Unë uroj që asnjë prej tyre mos të përfundojë në spital e jo më të ndërroj jetë. Por ashtu siç veprohet, është e qartë për çdo shqiptar që ka dy mend në kokë, mesazhi është që ata janë antishteti. Janë rrumpalla, paaftësia dhe dëmi që i rri në kokë këtij vendi. Nuk kanë bërë një punë të hajrit.”, tha Rama. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI