Flash

Rama e pranon: S'kam program, kam plan-veprimi 2021-2025!

Lapsi.al 1 April 2021
Rama e pranon: S'kam program, kam plan-veprimi 2021-2025!

Kritikat që iu bënë në fushatën e vitit 2017, se nuk kishte program por dilte para elektoratit me ofertën e "tepsisë", "timonit", "kusisë" etj, po përsëriten sërish për Edi Ramën. Gjatë Open, Rama ka pranuar se nuk ka një program mirëfilli si ai që e solli në pushtet në vitin 2013, por ka atë që e quan "plan-veprimi".

"Ne kemi plan-veprimi 2021-2025. Dhe është i qartë, për shembull, ne nuk themi do ulim taksën se e kemi bërë zero dhe ajo që themi është se këto do rrinë zero. Në 1 janar të vitit tjetër, kush ka 400 mijë lekë nuk do paguajë tatim mbi pagën do e ketë zero. Paga minimale 300 mijë do rritet çdo vit dhe në fund të mandatit do jetë 380 dhe 400 mije. Se ne bëjmë kalkulime . Kështu në gjithë sektoret. Plani i veprimit është program për kudo në të gjithë sektorët" tha Rama në Open.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI