Flash

Rama: S'kam asgjë persona me Monikën e Ilirin. Nasip Naço e Lefter Koka janë afruar sepse kanë vota në komunitete

Lapsi.al 1 April 2021
Rama: S'kam asgjë persona me Monikën e Ilirin. Nasip Naço

Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Open”, komentoi afrimet e reja të PS, nga radhët e LSI, më konkretisht, Nasip Naço dhe Lefter Koka. Rama tha se nuk ka asgjë personale me Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën, por me sistemin, e shtoi se Naço e Koka janë të mirëpritur sepse kanë vota e komunitete pas tyre.

“S’kam gjë personale me Monikën dhe Ilirin, LSI është trung familjarët e të tjerat janë gjethe, vjeshte, pranvere. Unë kam punuar me ata njerëz, jo vetëm këta, por edhe aty akoma ka njerëz që i respektoj si persona. Çështja është tek sistemet, janë sistemet që i korruptojnë. Këta persona që përmend, janë persona që kam punuar drejtpërdrejt, me Nasip Nacon kam punuar, kam pasur një raport korrekt. Me Lefter Kokën kam punuar, e më përpara, sepse ka qenë i PS, iku tek LSI e u rikthye. Këta janë njerëz që rikthehen sepse kanë vota, kanë komunitete’, tha kryeministri Rama.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI