Flash

Arrestohen 6 persona në Tiranë, policia jep detaje

Lapsi.al 2 April 2021
Arrestohen 6 persona në Tiranë, policia jep detaje

Policia e Tiranës arrestoi gjashtë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Policia njofton se Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 kanë arrestuar në flagrancë 39-vjeçarin A. M., pasi ky i fundit në mënyrë sistematike ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar gjendje frike dhe pasigurie për jetën.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6., është arrestuar në flagrancë shtetasi E. J, 35-vjeç, pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar e ofenduar një nga punonjëset e policisë Bashkiake.

Drtaje nga policia: 

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim A. M., 39 vjeç, pasi në mënyrë sistematike ka përndjekur ish të dashurën e tij, duke i krijuar asaj gjendje frike dhe pasigurie për jetën e saj.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. J., 35 vjeç, pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe ofenduar punonjësen e Policisë Bashkiake.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. G., 31 vjeç, u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. K, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas të mitur, pasi gjatë natës në rrugën “Llazi Miho”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 3 vjedhje me thyerje konkretisht : një shumë parash në farmacinë e shtetasit M. T., disa sende në një koiskë si dhe një shumë parash në bar-bilardon e shtetasit V. H. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa prej sendeve të vjedhura si dhe sendet që përdornin këta shtetas për të kryer vjedhjet.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të 3 drejtues mjetesh shtetasve :

Sh. H., 30 vjeç, T. D., 38 vjeç dhe Sh. B., 25 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

•Më datë 01.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit N. B., 65 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

•Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 identifikuan dhe shpallën në kërkim personin që qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikt me 3 shtetas të tjerë, shtetasin G. D., 26 vjeç, pasi me datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri” pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vijim të veprimeve janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit L. D., 21 vjeç, E. D., 20 vjeç dhe M. A., 20 vjeç, pasi janë konfliktuar me shtetasin G. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI