Flash

Lumir Abdixhiku: Nëse Kurti nuk tërheq ligjin për zgjedhjet, e çon vendin në zgjedhje

Lapsi.al 2 April 2021
Lumir Abdixhiku: Nëse Kurti nuk tërheq ligjin për zgjedhjet, e

Kryetari i Lidhjes Demorkatike të Kosovës Lumir Abdixhiku tha sot se nëse Albin Kurti miraton në mënyrë të njëanshme ligjin zgjedhor, atëhere LDK nuk merr pjesë në zgjedhjen e Presidentit dhe Vetvendosja mban përgjegjësi për futjen e vendit në zgjedhje të reja.

LDK thotë se vendi ka nevojë për reformë të fortë zgjedhore dhe jo për një ligj të jashtëzakonshëm, që përdoret për shantazh.

Më parë, kryesia e LDk kishte deklaruar se do të merrte pjesë në seancën parlamentare, ku edhe i jepte mundësi Vetëvendosjes të bënte korumin e domosdoshëm për të zgjedhur Vjosa Osmanin presidente.

Qëndrimi i LDK vjen pasi të Kurtit për të ndryshuar ligjin zgjedhor, ku parashikohet që t'i jepet mundësi emigrantëve të votojnë në ambasada dhe konsullata të vendeve ku ata jetojnë.

Çfarë tha Albin Kurti në seancë

Deklarata që vë në rrezik një marrëveshje të heshtur mes Vetëvendosjes dhe LDK-së për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente u bë në kuvend nga Albin Kurti.

"Në programin tonë qeverisës, në planin tonë të punës, do t’i keni edhe këto zgjidhje mirëpo njëherë do të zgjedhim presidenten, është e domosdoshme ta përmbyllim hapin e tretë të konstituimit të institucioneve në mënyrë që ta kemi mandatin katër vjeçar, përndryshe shkojmë në zgjedhje” tha Kurti.

 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI