Flash

Të zhveshur dhe njëri me kokë të prerë/ Identifikohet shqiptari që humbi jetën në Spanjë

Lapsi.al 2 April 2021
Të zhveshur dhe njëri me kokë të prerë/ Identifikohet

Pak ditë më parë në një nga autostradat e Spanjës ndodhi një aksident mjaft i rëndë, por mbi të gjitha shumë misterioz. Një automjet përplasi një tjetër që kishte emaluar me drita të fikuar në mes të rrugës. 2 persona humbën jetën ndërsa një tjetër u plagos.

Viktimat ishin një shqiptar dhe një rumun që i përkisnin makinës që kishte ndalur në mes të rrugës. Ajo që ngriti dyshime ishte se viktimat ishin të zhveshur dhe njërit i ishte prerë koka. Ishin familiarët që zbuluan se shqiptari është 24-vjeçari Xhuliano Kora.

Sipas asaj që transmetoi TCH, ata e kanë mësuar ngjarjen nga persona të tjerë dhe më pas i janë drejtuar Ministrisë së Jashtme, e cila u ka konfirmuar vetëm emrin e viktimës, por nouk u ka dhënë asnjë detaj në lidhje me aksidentin. Sipas tyre, ministria u ka thënë se çështja i takon shtetit spanjoll. Familja apelon që ambasada shqiptare në Spanjë të vihet në lëvizje për këtë ngjarje të rëndë.

“Xhuliano Kora, i lindur dhe rritur në Fushë-Krujë, 24 vjeç, jetonte vetëm me nënën dhe vëllanë pasi babai ka vite që i ka vdekur. Xhuliano kishte 4 muaj jashtë Shqipërisë , si çdo i ri që ikën për një jetë më të mirë. Ju lutem sa më shumë shpërndarje që t’i bie shtetit në sy dhe ta marrë situatën nën kontroll. Në media është thënë që viktimat kanë pësuar aksident dhe se kanë qenë pa rroba, madje njërit i është prerë koka”, - shkruan familjari.

Aksidenti ndodhi në dalje të Los Narejos në drejtim të Kartagjenës. Një nga hipotezat kryesore të hetuesve është se njëra nga automjetet pësoi një defekt në mes të rrugës dhe dy personat brenda saj dolën dhe makina tjetër i përplasën ata. Sidoqoftë, hetuesit nuk përjashtojnë ndonjë hipotezë tjetër, pasi viktimat ishin të zhveshur. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI