Flash

Vetëvendosje dështon të kalojë me procedurë të përshpejtuar Ligjin për Zgjedhjet

Lapsi.al 2 April 2021
Vetëvendosje dështon të kalojë me procedurë të

Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të ndryshuar me procedurë të përshpejtuar Ligjin për Zgjedhjet është rrëzuar nga Kuvendi i Kosovës në një seancë urgjente që u zhvillua mbrëmjen e së premtes. Ligji u miratua me urgjencë gjatë pasdites në Komisionin Legjislativ, por nuk ka arritur të shmangë procedurat dhe të kalojë në Kuvendin e Kosovës.

Që ligji të miratohej me procedurë të përshpejtuar duhet të merrte 2/3 e votave, pra 69 të tilla, por në favor të propozimit të qeverisë së Albin Kurtit kanë votuar vetëm 65 deputetë ndërsa 35 të tjerë kanë votuar kundër. Tashmë ligji do të duhet të kalojë sipas procedurave të zakonshme parlamentare.

Ligji parashikon që emigrantët mund të votojnë në konsullatat e Kosovës dhe jo me postë siç kanë votuar edhe në zgjedhjet e fundit. Por aty ka pasur edhe një ndryshim tjetër sipas të cilit theksohet se “ndalohet garimi në zgjedhje vetëm nëse një person është dënuar me vendim të formës së prerë me burg në 3 vitet e fundit” duke hequr variantin e deritanishëm ku kishte një përcaktim më të gjerë se “ndalohej garimi për personat e dënuar me vendim të formës së prerë në 3 vitet e fundit". Ishte ky nen që e ndaloi Kurtin të garonte për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ky ishte ligji i parë që Vetëvendosje solli në Kuvend duke argumentuar se ishte premtimi që Albin Kurti i kishte bërë diasporës. Për fat të keq ishte edhe dështimi i parë i Kurtit në Kuvend.

Procedura e kërkuar nga partia që qeveris vendin shkaktoi një reagim të fortë të opozitës. LDK, PDK dhe AAK e konsideruan të papranueshëm shmangien e procedurave dhe nxitimin e Vetëvendosjes dhe madje kërcënuan se vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme.

Vetëvendosje refuzoi kërkesën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku për ta tërhequr iniciativën dhe se në këtë mënyrë ajo po rrezikonte edhe zgjedhjen e Presidentit të ri duke detyruar deputetët e saj të mos qëndrojë në sallë, ashtu siç kanë premtuar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI