Flash

VIDEO LIVE/ Sulmohet Kongresi Amerikan, vritet një polic

Lapsi.al 2 April 2021
VIDEO LIVE/ Sulmohet Kongresi Amerikan, vritet një polic

Kapitoli Amerikan u mbyll për shkaqe sigurie sapo u njoftuan të shtëna armësh në afërsi të tij. Ajo që kishte ndodhur ishte se një person kishte përplasur me makinën e tij një barrikadë policie të sigurisë së ndërtesës. Autori ka dalë nga makina me një thikë në dorë dhe ka sulmuar forcat e sigurisë.

Raportohet se ai ka lënë 2 policë të plagosur, njëri prej të cilëve më pas ka ndërruar jetë. Mediat amerikane raportojnë se edhe polici tjetër është në gjendje të rëndë. Autori ende i paidentifikuar është ekzekutuar nga policia.

FBI ka marrë situatën nën kontroll dhe situata është në alarm nëse do të ketë sulme të tjera. Ende nuk ka të dhëna për motivin e sulmit, por autoritetet e kanë përjashtuar për momentin që ngjarja të jetë e lidhur me terrorizmin. ©LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=Qe28ljvN7V4

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI