Flash

Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës

Lapsi.al 4 April 2021
Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si

Ka përfunduar para pak çastesh votimi i dytë në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Presidentit të vendit. Në votim morën pjesë 82 deputetë. Që votimi të konsiderohej i rregullt duhet që në kuti të ishin të paktën 80 vota.

Në votimin e dytë Osmani mori 67 vota ndërsa 11 ishin të pavlefshme. Në garë ishte edhe Nasuf Bejtja që ka marrë 4 vota. Në sallë kanë qëndruar edhe deputetët e LDK-së nga opozita që mesa duket i kanë bërë votat e tyre të pavlefshme, por që garantuan kuorumin. Kanë munguar deputetët e PDK-së, AAK-së si dhe Lista Serbe. Pritet që pas pak çastesh të nisë raundi i tretë dhe i fundit.

Sipas Kushtetutës, në dy raundet e para të votimit duhen të paktën 80 vota në kuti dhe të gjitha “pro” njërës kandidaturë ndërsa në raundin e tretë, presidenti mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në votim duhet të marrin pjesë sërish të paktën 80 deputetë.

Në votimin e parë Osmani mori vota 69 ndërsa 12 ishin të pavlefshme. Kandidati tjetër Bejta nuk mori asnjë votë. Të shtunën dështuan 2 votime për shkak se në votim morën pjesë më pak se 80 deputetë. Sot kanë marrë pjesë 2 deputetë të komunitetit jo-serb pas një marrëveshje që Albin Kurti ka bërë me ta duke iu premtuar përfaqësim në qeveri. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI