Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Basha: Mini-Shengeni, shfaqje e 3 arushave ballkanikë populistë dhe të dështuar

Lapsi.al 5 April 2021
Basha: Mini-Shengeni, shfaqje e 3 arushave ballkanikë populistë dhe

Kryetari i Partisë Demokratike ka zbuluar për herë të parë idenë e tij se çfarë do të ndodhë në raportet e Shqipërisë me Kosovën në rast se ai merr drejtimin e qeverisë së vendit.

“Do të ketë njehsim. Jo edhe me Kosovën, vetëm me Kosovën. Njehësimi do të thotë që ne do të fillojmë të marrim masat konkrete që të operojmë si një treg i vetëm, që do të thotë që diploma e lëshuar në Prishtinë do të njihet në Tiranë.

Një biznes i regjistruar në Kosovë nuk do ketë nevojë të marrë asnjë certifikatë në Shqipëri dhe anasjelltas, që një pronë e riregjistruar në Kosovë do të njihen dokumentet e pronësisë të kadastrës së Kosovës, të hipotekës së Kosovës dhe anasjelltas.

Synimi ynë do të jetë njehsimi ekonomik. Shikoni gjithë procesi i anëtarësimit në BE ka një qëllim, që rregullat tona dhe zbatimi i këtyre rregullave të jenë njësoj si në Sarandë ashtu dhe në Stokholm. Prandaj është një proces i vështirë që kërkon vullnet politik dhe kërkon provojë, eksperiencë dhe lidhje.

Mini-shengeni është lëvizje e lirë, mini-shengeni është vetëm lëvizje e lirë. Bëhet fjalë për njehsimin, në këtë mënyrë ne do të jemi të gatshëm kur të vijë dita për integrimin europian 2 vendet tona krah për krah drejt anëtarësimit në BE.

Nuk ka projekt minishengeni. Procesi i Berlinit është tjetër gjë dhe minishengeni është shfaqje arushash Ballkanik. Tre arusha ballkanik njëri më populist se tjetri, dështakë në raport me popullin, dalin e shesin qiqra në hell.

Nuk ka minishengen ballkanik, ka proces së Berlinit dhe ka një proces në të cilin nuk mund të përparohet pa zgjidhur problemin më të madh. Nuk mund të injorojë Serbia në dhomë do të thotë hajt se po bëjmë minishengen pa njohur Kosovën” – tha Basha nje interviste ne Syri Tv. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI