Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Lubonja: Pse ajo që ndodhi me çështjen “Becchetti” është skandaloze

Lapsi.al 5 April 2021
Lubonja: Pse ajo që ndodhi me çështjen “Becchetti”

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me “Skype” në “News 24”, foli ndër të tjera edhe për rastin “Becchetti”, ku shteti shqiptar ka humbur 110 milionë euro. Lubonja thekson se rasti tregon shpërdorimin skandaloz të pushtetit nga Rama, duke shtuar se shoqëria shqiptare duhet të reagonte për këtë rast, por se fatkeqësisht nuk ndodhi kështu.

“Për Becchettin, duhet të kishte reagim nga shoqëria. Është tregues sesi është kapur drejtësia, Prokuroria, mediat. Pushtetet në Shqipëri janë të kapura nga një njeri dhe nuk janë të ndara. Kjo çështje tregon si funksionon shteti i Edi Ramës. Tregon shpërdorimin e pushtetit nga Rama në mënyrë skandaloze. Ky akuzonte Becchettin për pastrim parash, ndërsa shumë media pro Ramës janë ndërtuar mbi pastrimin e parave. Do jepen 110 milionë euro dhe askush nuk mban përgjegjësi e kjo është skandal”, - tha Lubonja.

Duke folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit si presidente e Kosovës, Lubonja deklaroi se shtetit të Kosovës i nevojitet që në krye të shtetit të ketë një figurë unifikuese.

“E pashë situatën me kujdes në Kosovë, për mënyrën si do të veprohej. Unë e kam mbështetur VV-në dhe e kam quajtur shpresa e fundit që në botën shqiptare të ketë besim te politika. Duhet të ushqejmë shpresa dhe jo t’i vrasim. Të huajt ndërhyjnë goxha në Kosovë. Duhet kapërcyer ndërhyrja e të huajve. Vjosa Osmani mund të jetë e pranueshme se ka marrë shumë vota, por duke ditur se ne kemi tendencën të marrim çdo pushtet, mund të kishte edhe figura të tjera në postin e presidentit. Osmani duhet të mos jetë ushtare e Kurtit, se mos-ndarja e pushtetit është e rrezikshme. Reformat të bëhen pa u shpërdoruar pushteti”, - deklaroi Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI