Flash

Rekord infektimesh/ Mbi 100 mijë raste të reja me COVID-19 në Indi brenda 24 orëve

Lapsi.al 5 April 2021
Rekord infektimesh/ Mbi 100 mijë raste të reja me COVID-19 në

India ka regjistruar 103,558 raste të reja me koronavirus të hënën, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë brenda nëj dite. Kështu, totali i të infektuarve në vend shkon në  12.59 milionë.

Po ashtu, vendi në 24 orë regjistroi edhe 478 vdekje të reja, duke e çuar bilancin total në 165,101. India ka numrin e tretë më të lartë të rasteve në botë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Brazilit. Rastet ditore janë rritur që nga fillimi i shkurtit kur u regjistrua fillimisht një rënië në nën 9,000 të infektuar pasi arritën pikun në pothuajse 100,000 raste në ditë, në Shtator. Shteti më i pasur i Indisë, Maharashtra, shtëpia e kryeqytetit financiar, Mumbai, do të vendosë një bllokim fundjave dhe shtetrrethim natën për 110 milionë banorë në përgjigje të rritjes së rasteve, njoftuan autoritetet të dielën. Nga e hëna në mbrëmje deri në fund të prillit do të vendoset një shtetrrethim natën, mbledhjet e më shumë se katër personave do të ndalohen dhe zyrat private, restorantet, kinematë, pishinat, baret, vendet e adhurimit dhe vendet publike të tilla si plazhet do të mbyllen.  

Të këshilluara

Erdogan vaksinohet me vaksinën kineze Sinovac

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, 67 vjeç, ka qenë ndër të parët që ka marrë vaksinën kineze antiCovid-19, SinoVac, në një spital të Ankarasë, sipas Reuter...

09:31

Hollanda pezullon vaksinën AstraZeneca

Edhe Holanda merr vendim për të pezulluar vaksinimin me AstraZeneca. Sipas Reuters, vendimi u mor të premten për të pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës...

19:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI