Flash

Basha me banorët e njësisë 3: T’i rrisim pensionet, kanë ngelur këto 8 vite në nivelin më të mjerueshëm

Lapsi.al 6 April 2021
Basha me banorët e njësisë 3: T’i rrisim pensionet,

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ishte ditën e sotme në Njësinë 3, në Tiranë ku ka takuar qytetarë dhe biznese në këtë zonë, i shoqëruar dhe me entuziazmin i simpatizantëve.

Gjatë ecjes, Basha është ndalur nga qytetarët dhe bizneset, të cilat i shprehën problematikat që i shqetësojnë dhe i dhanë mbështetje kreut të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.

Lulzim Basha: Puna e mbarë! Si je? Si kaluat?

Qytetari: Është për të qeshur pak, po ka 3 orë qe mezi pres të vish! Ky shqetësim që duhet të jetë edhe për të gjithë këto biznese e vogla. Çmimi me 350 lekë të vjetra loz por edhe me 200 lekë. Para 3 vjetësh më kanë vënë një gjobë, i kanë thënë edhe gocës 120 milionë kanë 3 vjet që na sorollasin lart e poshtë, poshtë e lartë, as përgjigje as asgjë.

Lulzim Basha: Për këtë biznesin 4 metra katrorë?

Qytetari: 4 metra katrorë, 120 milionë lek gjobë. Jam bërë me zemër e tension se vinin tufë, nuk dua të ofendoj ndonjë njeri, por me atë sahat nuk e di se çfarë bëhet!

Lulzim Basha: I gjithë sistemi i gjobitjes së biznesit të vogël?

Qytetari: E kam dëgjuar sot në gazetë atë që kishe thënë dhe të përgëzoj për atë.

Lulzim Basha: I cili do të hetohen të gjithë këto që kanë bërë këtë punë dhe do të bëhet amnisti për të gjithë këto padrejtësi për biznesin e vogël dhe për familjet. Kështu që jeni mbajtur si jeni mbajtur këto dy javë të gjithë bashkë me 25, t’ia përplasim në fytyrë derën t’ia mbyllim derën të keqes, voto për ndryshimin.

Mbështetjen nuk e kursyen dhe votues të së majtës, të cilët kësaj radhe i bashkohen liderit të opozitës. Basha tha se vetëm bashkimi i të gjithëve sjell ndryshimin e shumëpritur, ku për këtë kërkoi votën për numrin 9 më 25 prill.

Qytetari: Kam 30 vjet që votoj për PS-në, por do votoj vetëm për ty kryeministër.

Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Të merrni vendin që meritoni edhe në familje edhe në shoqëri. Kjo është dëshira jonë, ky është plani jonë. Ju ftoj të bashkoheni me ne të votoni numrin 9 me 25 prill e të na jepni mundësinë t’ju ndihmojmë. T’i rrisim ato pensione që kanë ngelur këto 8 vite në nivelin më të mjerueshëm dhe të merrni atë që meritoni për sakrificat që na keni rritur ne. Kjo është ftesa që kam për ju. Faleminderit!

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI