Flash

Dalin pamjet/ Si killerat ndoqën nga pas Bardhok Planaj, 50 metra sapo doli nga banesa e tij (VIDEO)

Lapsi.al 6 April 2021
Dalin pamjet/ Si killerat ndoqën nga pas Bardhok Planaj, 50 metra sapo doli

Autorët kanë ndjekur me makinë Bardhok Pllanaj mbrëmjen e 4 prillit 2021. Ora News ka siguruar një foto ku tregohet qartë ndjekja e automjetit tip Range-Rover që drejtohej nga Planaj.

Ky i fundit në foto, shfaqet 50 metra pasi kishte dalë nga banesa e tij në Dobraç, dhe është drejtuar në fshatin Koplik.

Makina tip “Volsvagen Pasat” që shihet në foto, është vetëm 5 metra larg nga shënjestra Bardhok Planaj, i cili pas këtij momenti do të ndodhej përballë zjarrit të 2 grykave të automatikëve kallashnikov.

Në pamjet filmike dallohet qartë se autorët, pozicionohen në krahun e majtë të makinës së Planaj dhe në një distancë shumë të afërt, kanë hapur zjarr në mënyrë të befasishme dhe sistematike, duke sjellë vdekjen e menjëhershme të Planaj.

Pikërisht ky automjet tashmë po analizohet nga policia dhe prokuroria e Shkodrës, për të mësuar intenerarin e lëvizjes në Shkodër.

Shpresat e policisë janë në sigurimin e ndonjë filmimi, që tregon autorët jashtë makinës dhe dukshëm të zbuluar.

Sipas burimeve të policisë, dukshëm në këtë ngjarje ka marë pjesë një celulë killerash e përbërë prej 6 persona ku secili ka pasur rolin dhe detyrat e ndara, në këtë këtë krim që tronditi Shkodrën.

“…Kemi dy shoferë, një në makinën e autorëve dhe një në gadishmëri për ti larguar shpejt nga vendi i djegies së makinës. Kemi dy qitësa. Dhe sigurisht që kemi dhe dy persona vëzhgues që kanë ndjekur në dinamikë lëvizjet e Bardhok Planaj brenda qytetit të Shkodrës…”- tha një burim pranë policisë së qytetit.

Tashmë hetimi i kësaj ngjarje është përqëndruar në ekzaminimin e armëve të zjarrit dhe krahasimi i tyre me gëzhojat e predhat e plumbave të gjetura në vendin e krimit. Njëherësh ekzaminim është kërkuar të kryhet për aparatin e telefonit të viktimës, aty ku mund të gjenden biseda që i shërbejnë hetimit të këtij krimi. Bardhok Planaj, u qëlluar plot 79 herë me dy automatikë, ndërsa vrasja besohet deri në këtë fazë të hetimit se është kryer për hakmarje dhe pazaret e drogës. Viktima qysh prej vitit 1999, ishte dyshuar si pjesëmarës së bashku me Çim Cafin, në ekzekutimin e Agron Tollozit në Shkodër dhe në 22 Prill 2002 të Shuk Tollozit.

Dyshime për Pllanaj ka pasur edhe për ekzekutimin e Edmir Koçisë në Shkodër, por këto akuza nuk janë ngritur kurrë ndaj tij. Pllanaj ishte një person i njohur nga policia dhe media me rekorde kriminale, ndërsa ngjarja e fundit ku emri i tij doli në skenë ishte 23 dhjetori 2020, ku u qëllua lokali dhe automjeti i një efektivi policie në Shkodër./ Ora News

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI