Flash

Menaxhimi i pandemisë, në Bosnjë kërkohet dorëheqja e qeverisë

Lapsi.al 6 April 2021
Menaxhimi i pandemisë, në Bosnjë kërkohet dorëheqja e

Mbi 1,000 njerëz marshuan të martën në Sarajevë, për të kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Bosnje e Hercegovinës, për shkak të, siç thanë, trajtimit të dobët të pandemisë së koronavirusit.

Autoritetet thanë se 99 njerëz kanë humbur jetën nga koronavirusi në Bosnje në 24 orët e fundit.

Kjo, sipas tyre, është shifër rekorde për vendin me 3.3 milionë banorë.

Bosnja, në total, ka regjistruar rreth 7,000 viktima nga koronavirusi – një ndër shifrat më të larta për kokë banori në Evropë.

Protestuesit bllokuan trafikun në rrugën kryesore të Sarajevës, ndërsa atyre iu bashkuan qindra njerëz nga makinat e tyre. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet: “Mos luani me jetët tona” dhe “Dorëheqje”.

Bosnja, së voni, nisi vaksinimin kundër koronavirusit me vaksina të dhuruara nga jashtë.

“Ky do të duhej të ishte një vend krenar dhe jo një vend që merr donacione”, tha një protestues me emrin Nexhad Haxhibajriq, raporton AP.

“E drejta për vaksinim është e drejtë universale”, shtoi ai.

Organizatorët e protestës u dhanë autoriteteve dy javë kohë për të dhënë dorëheqje; në të kundërtën thanë se do të organizojnë protesta të reja.

Të këshilluara

Aksident në Korçë, përplasen dy makina

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbremjen e sotme në qytetin e Korçës. Sipas informacioneve nga policia, një mjet ka përplasur një tjetër makiinë të parku...

20:58

Ardjan Çapja dërgohet në spitalin e burgut

Ardjan Çapja ka lënë repartin e kardiokirurgjisë në QSUT dhe është dërguar në spitalin e burgut. Ai qëndroi gati 10 ditë nën kujdesin e mjekëve, pasi fill pas a...

20:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI